Hanna (2011)

Hana është një vajzë adoleshente. Në mënyrë unike, ajo ka forcën, qëndrueshmërinë dhe zgjuarsinë e një ushtari, kjo ngaqë është rritur nga i ati, një ish-agjent i CIA-së, në pyjet e Finlandës. Duke bërë një jetë ndryshe nga adoleshentët e tjerë, edukimi dhe stërvitja e saj kanë qenë njësoj, të gjitha të ingranuara për ta bërë atë vrasësen perfekte. Kthesa në adoleshencën e saj është tepër e mprehtë, ajo dërgohet në botën e vërtetë nga babai i saj me një mision. Hana udhëton nëpër Europë në mënyrë të fshehtë ndërsa u shmanget agjentëve të dërguar për ta kapur nga një agjente e pamëshirshme e inteligjencës me sekrete të vetat. Ndërsa ajo afrohet në objektivin e saj të fundit, Hana përballet me zbulime befasuese në lidhje me ekzistencën e saj dhe me pyetje të papritura për njerëzinë e saj.

131 min 2010 6.8

Shiko në platforma tjera...

Filma të ngjajshëm...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *